Rreth 80 mijë kuintalë grurë më shumë se një vit më parë pritet të merren nga bujqërit e rrethit të Lushnjës.
Prej ditesh në zonën e Myzeqesë vijon korja e grurit per kete vit dhe
mbi 100 autokombajna po punojne per te mbledhur prodhimin qe kete vit
eshte shume i mbarë.



Siperfaqja e mbjelle me grure eshte 11.300 hektare por me e rendesishmja eshte rritja e rendimentit me 30 per qind per hektarë.

Shumica e këtij prodhimi do të përdoret per konsum nga vete fermerët, ndërsa pjesa tjetër do të tregtohet në pikat e grumbullimit. Çmimi i grumbullit shkon nga 3500 deri ne 4000 lekë për kuintalë.