Një 38-vjeçar është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Grabjan të Lushnjes.


Ilir Llozi, është qëlluar disa herë më thikë ndërsa autorja e krimit dyshohet se është shtetasja Daniela Meçani.


Mësohet se 38-vjeçari është dërguar me urgjencë për në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.


Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa drejt fshatit Grabjan janë nisur forcat e policisë së Lushnjes që pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.