Një 43-vjeçar është vrarë me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Grabjan të Lushnjes.



Ilirjan Llazi ka marrë plagë të rënda nga goditjet me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me krimin. Sipas policisë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale dhe autore e dyshuar e vrasjes është Daniela Meçani, e cila është ndaluar nga forcat e rendit. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. / Top Channel