Fillimi i javes se ardhshme eshte afati i fundit i percaktuar nga Ministra e Arsimit persa i perket shpalljes se fituesve te universiteteve per kete vit akademik. Me konkretisht ne datat 6-17 shtator pritet te shpallen fituesit e universiteteve . Burime prane Agjencise Kombetare te Provimeve thone se deri ne kete date specialistet prane AKP-se do te bejne te gjitha perllogaritjet per te shpallur fituesit e universiteteve ne universitetet publike te vendit. Pas shpalljes se tyre, nje dite me vone do te nisin edhe regjistrimet te cilat shpallen nga vete universitetet. Kete vit pritet qe te kete rreth 30130 mije fitues ne te gjithe vendin. Pas regjistrimit te fituesve te pare ne mes te muajit shtator dhe mbylljes se regjistrimeve, universitetet do te shpallin kuotat bosh, te cilat jane te parealizuara. Ne kete stad do te hyje ne loje plotesimi i formularit A3. Formulari A3 perfshin programet e studimit te ofruara nga institucionet publike te arsimit te larte me kuotat respektive te shperndara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet, te cilet kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, por nuk kane plotesuar formularin A2, kane marre pjese dhe kane rezultuar fitues ne provimet e Matures Shteterore, ne sesionin e vjeshtes 2013, kane perfunduar shkollen e mesme jashte Republikes se Shqiperise dhe u jane ekuivalentuar rezultatet e shkolles se mesme dhe provimet e Matures Shteterore. Nese edhe pas kesaj faze do te kete kuota te parealizuara, ato nuk do te shpallen me dhe ne kete menyre digjen. Kjo eshte nje praktike qe eshte ndjekur edhe vitin e kaluar nga autoritetet e arsimit. Sa i perket regjistrimit ne universitete per drejtuesit e MASH ai eshte shume i rendesishem dhe asnje maturant nuk duhet te neglizhoje procesin. Sepse nese nje maturanti i ka dale nje alternative e trete dhe atij nuk i pelqen dhe per kete nuk pranon te regjistrohet dhe keshtu atij i digjen me te tera mundesite per te shkuar ne alternativen e dyte dhe keshtu me radhe, sqaron Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar ne MASH. Sipas tij, nese maturanti ka bere regjistrimin ne alternativen qe ka fituar fillimisht ka mundesi qe me pas te ngjitet ne alternativen tjeter. Regjistrimi eshte i domosdoshem sikur te jete edhe ne alternativen e dhjete dhe ky regjistrim duhet bere me patjeter nga maturanti. Ne te kundert atij i digjet cdo mundesi per te vazhduar studimet kete vit akademik, nese nuk do te beje regjistrimin kur shpallet fitues per here te pare.


Si do te kryhet regjistrimi


Procedura e regjistrimit do te jete e njejte me ate te viteve te kaluara. Te gjithe maturantet e shpallur fitues do te mund te regjistrohen ne degen perkatese ne forme elektronike. Paraqitja prane sekretarive mesimore do te jete e nevojshme vetem ne rast se eshte i pamundur regjistrimi on-line. Per te bere regjistrimin, mesohet se do te kete nje afat te caktuar kohor i cili do te shpallet ne nje moment te dyte. Sipas Agjencise Kombetare te Provimeve, kete vit do te jene ne gare rreth 34 mije kandidate, te cilet kane hyre zyrtarisht ne gare per te qene fitues ne nje nga deget e universiteteve. Kuptohet qe nga ky kontingjent, nje pjese ka vendosur te studioje jashte vendit dhe nje pjese tjeter ne universitete private. Keshtu qe gara zbutet per pjesen tjeter te kandidateve. Pas shpalljes se listes perfundimtare, studentet nuk duhet te harrojne se eshte edhe formulari A3 per te gjithe maturantet qe nuk jane shpallur fitues ne fazen e pare te konkurrimit.


Ligji i ri per arsimin parauniversitar


Ndryshime te reja, parashikohet ne ligjin e sistemit parauniversitar persa i perket emerimit te mesuesve. Keshtu gjate ketij viti qe vjen, drejtorive arsimore u hiqen kompetencat dhe epersite ne vendimmarrjen per punesimin apo shkarkimin e mesuesve qofte me kohe te plote apo te pjesshme. Ligji i ri i cili hyri ne fuqi kete vit akademik parashikon qe edhe drejtoret e shkollave do te kene mundesi te punesojne, ne baze te kompetencave qe u jepen nga ligji i ri. Pas botimit ne Fletoren Zyrtare punesimi i mesuesve do te behet me bord, me perfaqesues nga drejtoria arsimore vendore, kryetari i bordit te shkolles, kryetari i keshillit te prinderve dhe nga dy mesues qe zgjidhen nga trupa pedagogjike.