Ministria e Punëve të Brendshme mban të fshehtë kontratën për furnizim me pasaporta elektronike.


Indeksonline shtatë ditë më herët ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike në zyrën për informim të kësaj.


Pavarësisht obligimit me ligj që në afat prej shtatë ditësh, institucioni të përgjigjet ose të tregojë arsyet pse nuk po përgjigjet, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer një përgjigje të tillë për Indeksonline.



Kontrata, për tenderin “Furnizimi me pasaporta elektronike“, me kompaninë “Giesecke & Devrient” nga Gjermania, më datë 24 prill 2013, e cila ka ofruar çmim prej 6,631,896.00 euro.



Kjo kontratë sipas njoftimit të MPB-së, përfshin furnizimin me pasaporta elektronike dhe sisteme përcjellëse për personalizimin e dokumenteve-pasaportave elektronike, trajnimin e nevojshëm të stafit, shpenzimet përcjellëse dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemit gjatë tërë kohëzgjatjes së kontratës./Indeksonline/