Heroi i ri i Manchester United, Federico Macheda, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e djeshme përballë Aston Villas, ka mundur të humbasë debutimin e djeshëm me ekipin e parë për shkak të pjesëmarrjes në kombëtare. "Është një ditë e madhe, por jeta është ende e njëjta. Dua të vazhdoj dhe të shijoj futbollin tim", ka thënë 17-vjeçari italian.
"Isha i befasuar që isha në stol, të jem i sinqertë. Më është kërkuar dje të udhëtoj në Itali dhe t'i bashkohem ekipit kombëtar, por Sir Alex më tha se duhej të qëndrojë këtu, se mund të isha në stol. Ishte sikur ta dija se kam një rast", ka shtuar italiani.