Ka hequr unazën nga gishti dhe i ka lejuar vetes disa orë pushim për fundjavë, fatkeqësisht vetëm. Gjatë gjithë kësaj kohe megjithatë nuk ka hequr dorë nga palestra, shkaku kryesor i ndarjes nga bashkëshorti Gai Riçi i cili është ankuar se nuk ka bërë seks me bashkëshorten e tij që prej 18 muajsh. Shkaku? Pikërisht orët e pafundme në palestër të mbretëreshës së popit, që i dedikon formës fizike 4 orë në ditë palestër. Ato herë të pakta që ka mundur të jetë të shtrat me të i është dukur se ka përqafuar një “copë druri”. Ajo që i dha goditjen përfundimtare martesës së tyre ishte lidhja jashtëmartesore me yllin e basketbollit amerikan Aleks Rodrigez. Këngëtarja bombardonte me telefonata të dashurin e saj derisa një ditë e bëri të shoqin të priste 5 orë. Madona dhe Gai u martuan më 22 shtator në një ceremoni madhështore. Gjatë ditës së dasmës Gai improvizoi edhe një koncert që la pa frymë Madonën. “Ishte një eksperiencë plotësisht magjike”,- tha në atë kohë Madona, fjalë që më pas i mori era, sepse ajo që mund të quhej martesa e shekullit u shndërrua në divorcin e shekullit.



Xhoni Dip më i çmendur se karakteri i tij



Duket se e ka marrë shumë seriozisht rolin e të çmendurit “Mad Hatter” dhe është kapur duke ngrënë kapelën e tij. Aktori amerikan Xhoni Dip portretizon karakterin e famshëm të Mad Hatter në versionin e ri të filmit “Alice in Wonderland” të regjisorit Tim Burton, ndërsa i ka argëtuar anëtarët e ekuipazhit gjatë xhirimeve me sjelljet e tij të çuditshme. “Askush nuk i luan rolet e të çuditshmëve më mirë se Xhoni dhe atij vërtet i pëlqejnë rolet e tilla. Një ditë ai hëngri një pjesë të kapeles. Ai thjesht e kafshoi, e përtypi dhe e gëlltiti”,- ka treguar regjisori Burton.



Paris Hilton në filmin e Gai Riçit



E mirënjohura Paris Hilton po bën çështë e mundur për të filluar karrierën e saj si aktore dhe tani mund të përfitojë nga rasti duke marrë pjesë në filmin që po përgatit Gai Riçi, ish-bashkëshorti i Madonës. Të dy mendohet se janë takuar në “Punchbowl”, pub-i i Riçit në Londër. Për Paris sigurisht ky është një rast i mirë pasi prej kohësh ajo është konsideruar si e paaftë dhe e ngathët, kjo do të ishte një fitore e madhe duke fituar një rol në film. Hilton ka pohuar se oferta i erdhi ndërsa muzikantët e pub-it mbase për ta “ëmbëlsuar” luanin melodinë e “Stars are blind”, kënga që Paris ka prezantuar si këngëtare.



Mejer shkruan këngë për Aniston



Xhon Mejer ka shkruar një këngë për Xhenifer Aniston me të cilën ia ka kthyer mendjen aktores. Këngëtari i hitit “Gravity” dhe ish-aktorja e serialit “Friends” e ndërprenë lidhjen e tyre për një kohë, mirëpo së fundmi ata u bashkuan sërish dhe Mayer është zotuar se do ta lerë edhe duhanin edhe alkoolin me qëllim që ta përforcojë dashurinë e tyre. “Xhon madje ka shkruar një këngë për kohën e tyre të përbashkët dhe ia ka kënduar Xheniferit e cila vërtet është prekur dhe ka pranuar sërish të jenë bashkë”,- ka thënë një burim i afërt me çiftin.









21 Tetor 2008