29-10-2010 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu reagon zyrtarisht per akuzat e deputetes socialiste Ermonela Felaj. Ministrja Bregu i konsideroi si mashtrime te mirefillta pretendimet e deputetes se Edvinit ndersa kerkoi distancimin e grupit parlamentar socialist nga sjelljet e pahijshme te Ermonela Felaj.
Nga foltorja e Kuvendit ministrja Bregu deklaroi se permes grave te keqperdoura Edi Rama ka ngjizur fenomenin pervers ku nje grua synon vetem te shpife per nje grua vetem e vetem qe ta eliminoje nga skena politike.
Nuk ka ndodhur asnjehere ne kete parlament te pakten qe nga 2005-a kohe kur une bej pjese qe nje grua me shpifjet e fabrikuara per 2 muaj rresht ne partine e saj te shpife per nje grua per ta eliminuar ate nga skena politike. Nuk ka qene asnjehere ky parimi i grave ne kete parlament perkundrazi me ndihmen e kolegeve burra jemi munduar te perfshijme sa me shume gra ne politiken shqiptare u shpreh ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Ajo vuri ne dukje se iniciativa e Felaj duke iu drejtuar prokurorise pasi shpifi dy muaj dhe nuk gjeti asnje arsye per te shkuar tek prokuroria sajoi nje shpifje gjithsesi por qe e coi ate drejt prokurorise.
Une per shpifje dhe kercenim zonjen ne fjale dhe Felat e tjere te Partise Socialiste i kam cuar para nje muaji ne prokurori. Mesa duket halucinacionet e dhunes se perdorur mbi grate nga kryetari i partise se tyre e kane bere kete zonje te ngaterroje mesazhin qe i coi Monda Bulkut kur e kercenonte se do ta pesonte me keq se ne Fier. Po zonja dhe zoterinj po te nderuar qytetare Ermonela Fela i ka cuar nje mesazh kercenues Monda Bulkut ne momentin kur ishte ne greve urie ku e kercenonte me jete se do ta pesonte me keq se ne Fier. Ndaj nese e ka ngaterruar me kete mesazh dhe ka halucinacione per kercenime te tjera me jeten beri shume mire qe iu drejtua prokurorise une si dhe per ceshtjet qe kam ngritur padi vete do te jem aty per te deshmuar te verteten u shpreh me tej ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

...