Idriz Tafa


Kreu i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë dhënë për drejtorin e Informacionit në UTV, Çim Peka,ka sulmuar SHISH-in, Prokurorine e Pergjithshme, demonstruesit e 21 janarit.

Fakti qe z. Ilir Meta sulmon kreun e SHISH-it eshte tejet domethenes dhe kompromenton ate vete. Per çeshtjen e z. Bahri Shaqiri reaguan SHBA-ja dhe NATO-ja. Z. Meta mund te jete merzitur pse SHISH-i nuk e lajmeroi me pare se sekretari i kabinetit te tij, z. Almir Rrapo, do te arrestohej ne ambasaden amerikane. z. Almir Rrapo u shpall nga FBI-ja dhe drejtesia amerikane si kriminel i rrezikshem, narkotrafikant dhe vrases. Ilir Meta e do te nenshtruar SHISH-in si ne kohen e PS kur ishte kryeminister dhe, se bashku me Fatos Nanon, donin ta eleminonin kreun e atehershem te SHISH-it, Fatos Klosi. Pastaj kete te fundit Meta e beri mik dhe pastaj e shpalli armik. Z. Meta mund te kete bere veprime te dyshimta. SHISH-i i di, por mund ti dije dhe CIA, FBI-ja, NATO-ja. Kjo eshte puna.

Se dyti. Nuk i shkon nje politikani me profil te larte te sulmoje organin e Akuzes, per me teper qe vete ende ndodhet nen akuze, pas padise qe ka bere ish-zevendesi i z. Meta, z. Prifti.

Se treti, z. Meta do te bente mire qe te mos prononcohej per 21 janarin. Ka nje fjale te urte popullore: Mos i ngacmo të pëgërat, se mbajne ere!.