Deputeti i LMN-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka deklaruar dje se radikalizmi i pozicioneve politike të Partisë Socialiste nuk jep shpresa për zgjidhjen e krizës, por krijon mundësinë e krijimit të krizave të tjera. Duke folur në televizionin “Ora News”, Malaj deklaroi se “Radikalizimi e bën më solide, por shkon drejt një krize që e mban krizën të përhershme’. Sipas tij edhe nëse Shqipëria shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, këto zgjedhje nuk do të ofronin zgjidhje, por do të sillnin një krizë të re. Ndërkaq, duke folur për negociatat mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjidhjen e krizës, Malaj deklaroi se “Negociatat nuk duhet të ishin ndërprerë, ata duhet të vazhdonin në nivelin teknik”. Ndërkaq, duke iu referuar debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe performancës së tij në sallën e Kuvendit, Malaj deklaroi se “Efikasiteti në mbledhjet e grupit nuk varet nga ngritja e zërit. Moszgjedhja e përfaqësuesve tanë, fakti që dorëzuam vetëm një kërkesë PS nuk ka ofruar një ofertë të plotë të shoqëruar me veprime konkrete”. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar që u mbajt të mërkurën e kaluar, deputeti socialist, Arben Malaj, ka kërkuar qartësim të hapave që duhet të hedhë grupi parlamentar. Ai kërkoi që vendimmarrja e partisë të jetë institucionale, pra nëpërmjet kryesisë së saj. Ndër të tjera, ai kërkoi që të organizohet grupi parlamentar, duke zgjedhur kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin. Por njëkohësisht kërkoi edhe caktimin e anëtarëve të PS-së në komisionet parlamentare dhe në delegacionet jashtë vendit.








#