Ndonëse është një prej zonave më të preferuara të turistëve gjatë sezonit të verës, Mali i Robit në Kavajë prej disa kohësh banorë dhe turistë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse u përfol se në të gjithë vijën bregdetare, përfshirë edhe këtë zonë turistike do të ketë një furnizim të rregullt me ujë, duket se projekti ka mbetur thjeshtë një premtim bosh.
Ata që vuajnë më shumë janë banorët, por edhe pushuesit që vijnë nga anë e anës për të kaluar disa ditë relaksi. Në këtë situatë të rënduar rrezikohet largimi i pushuesve, të cilët mbeten të befasuar kur shohin që në cezmat e tyre nuk rrjedh uji i pijshëm. Ata shprehen të indijuar për këtë situatë, ndaj kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi.
Zona e Malit të Robit është një prej zonave më të frekuentuara gjatë sezonit të nxehtë të verës nga pushues jo vetëm nga vendi, por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.