“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh me rusin Andrei Arshavin në minutën e 40-të, por Uejn Runi barazoi me penallti në minutën e 14-të të pjesës së dytë.

Pesë minuta pas golit të barazimit, mbrojtësi Diabi shënoi në portën e tij, duke u dhuruar fitoren vendasve të Mançester Junajtid.

Pas javës së katërt, skuadra e Aleks Fergusonit ka 9 pikë, kurse Arsenali mbetet në kuotën e 6 pikëve, me një ndeshje më pak.