14/04/10 14:06



Manal, Tatiana dhe Mandi janë në kuzhinë duke ngrënë mëngjes dhe Manal këndon me zë të lartë, po ashtu dhe Tatiana fillon të tregojë një histori. Por në ato momente Mandi dëgjon këngën në sfond dhe u thotë se i pëlqen shumë. Mandi i kërkon vajzave të ulin zërin pasi do të dëgjojë muzikë dhe Tatiana ndalon dhe thotë se po pret lejen e Mandit për të filluar të flasë dhe i kërkon leje. Manal ndërhyn dhe thotë me ironi se nuk duhet të flasin dhe Tatiana thotë se po presin lejen e Mandit. Manal nuk e përfill, dhe vazhdon të këndojë. Mandi shprehet se Manal është si fëmijë i keq dhe ajo i përgjigjet duke i thënë se uron që ti bëhet fëmija i tij, ashtu siç ai dëshiron. Mandi thotë se fëmija i tij ka për tu bërë shumë mirë pasi ka prindër të cilët do ta edukojnë, ndërsa ajo nuk ka për të patur çfarë ti japë fëmijëvë të saj pasi është injorante. Mandi nxehet dhe thotë se ajo i lëshon fjalët vend e pa vend, ndërkohë që Klodi i thotë të qetësohet. Mandi i thotë Manal që të mos i përmendë herë tjetër familjen, pasi ka disa norma që duhen respektuar. Erioni dhe Klodi shkëmbejnë dy-tri fjalë mbi këtë zënkë dhe Klodi thotë se Mandi nuk duhet të reagojë kaq fort, ndërsa Erioni shton se ai e ka nga presioni dhe nuk mund të mbajë shumë.

Më pas Klodi e këshillon Manalin që të mos ngatërrohet duke përmenuar familjet e banorëve, por të fokusohet tek personat vetë. Tatiana ndërhyn dhe thotë se në përgjithësi shqiptarët reagojnë keq kur u përmendet familja. Manal shprehet se dhe Mandi ka folur për mamanë e saj dhe Klodi i thotë se ajo bën mirë të sqarohet me Mandin, por ajo thotë se nuk mendon se do të jetë e efektshme.






if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));