Sokol Xhihani
Mancesteri ka arritur te hedhe nje hap te sigurt drejt objektivit qe ka per te parakaluar Arsenalin. Skuadra e Ser Aleks Fergusonit ka arritur nje fitore te thelle 4-0 kunder Sanderlendit, qe drejtohet nga Roi Kin. Golat e shenuar ne pjesen e pare nga Runi, Luis Saha dhe Kristiano Ronaldo u kane dhene siguri te plote "djajve te kuq", qe ne pjesen e dyte nuk kane bere gje tjeter, vecse kane ruajtur avantazhin, madje duke e thelluar ate. Goli i katert i takon perseri Sahase, qe kunder Sanderlendit ka zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer.
Ndeshje spektakolare ka qene ajo mes Celsit e Aston Viles ne "Stamford Bridge", e cila ka perfunduar ne barazim 4-4. Kane qene miqte qe kane kaluar te paret ne avantazh 0-2. Ne fundin e pjeses se pare, nje 11-metersh i transformuar ne gol nga Andrij Shevcenko, i ka futur ne loje londinezet, ndersa Aston Vila pjesen e dyte ka qene e detyruar te luaje me 10 vete. Pjesa e dyte ka qene me spektakolare me nje fund dramatik. Golat e Aleks dhe Shevcenkos e kane kaluar serish Celsin ne avantazh, qe me pas eshte barazuar ne 3-3. Ne minutat e fundit te ndeshjes, nje goditje denimi e te rikthyerit Mikael Balak i ka cuar shifrat ne 4-3. Por nuk ka vonuar as dy minuta dhe nje top i prekur me dore nga Eshli Kol, i ka dhene mundesine skuadres se drejtuar nga Martin Onill per te barazuar serish. 4-4 ka qene dhe rezultati perfundimtar i nje supertakimi.
Liverpuli i Rafa Benitezit ka fituar vetem ne minutat e fundit kunder Derbi Kauntit, me rezultatin 2-1. Goli i fitores ka ardhur vetem ne minuten e 90-te nga kapiteni Xherrard. Liverpuli nuk fiton nje titull ne Premier Lige prej 18 vjetesh, qysh nga sezoni 1989-1990. Gara per titull do te jete shume me terheqese gjate ketij sezoni, pasi Arsenali e Mancesteri po rivalizojne shume fort, duke pasur edhe Celsin pas shpine.