Arber Hoxha
Skuadrat angleze kane luajtur dje javen e 23-te, te Premier Liges, ku nuk ndyshon diferenca ndermjet dyshes kryesuese Mancester Junaited dhe Arsenal, qe kane kater pike me shume se Celsi ndjekes. "Topcinjte" e Arsen Vengerit dominuan me rezultatin 3-0 derbin ndaj Fulhemit, "djajte" kaluan me veshterise Ridingun, ndersa Pizarro mban ne loje "blute". Per sa i perket kryesuesve, ata qe binden me shume ishin lojtaret e Arsenalit. Hodgson nuk i ka bere pune Fulhemit, por kjo nuk i heq meritat e Arsenalit, qe dominoi ne te gjitha drejtimet. Skuadra e Vengerit i mbylli llogarite qe ne pjesen e pare, me dy gola te shenuar me koke nga Emanuel Adebajor, nga krosimet e Klincit dhe Hlebit. Me pas, te udhehequr nga nje Fabregas i shkelqyer, gjeten edhe golin e trete, me autor Tomas Rozickin, nente minuta para fundit. Me e ekuilibruar ka qene sfida ne "Madejski", ku Mancesteri theu Ridingun vetem ne 15 minutat e fundit. Pas fillimit te mire te vendasve, "djajte" moren kontrollin, derisa ne minuten e 77-te thyen akullin me mrekulline e Uejn Runit.
Klaudio Pizarro ka shenuar shume pak gola, por ai i djeshmi ka qene me i rendesishmi. Peruani u aktivizua ne pjesen e dyte dhe dhjete minuta para fundit shenoi golin, qe i dha fitoren Celsit ne fushen e Birmingemit. Vendasit kishin goditur shtyllen dhe portieri Tejor ishte me i miri ne fushen e lojes, perpara se Pizarro te vendoste fatet e takimit. Ne menyre cinike, Celsi arriti te marre nje trepikesh, fale te cilit ruan distancat me kreun.
Ne lidhje me ndeshjet e tjera te luajtura dje, spikat fitorja Totenhemit ndaj Sanderlendit. Portsmuthi fitoi 3-1 ndaj Derbit te vendit te fundit. Per te besuarit e Herri Redknapit shenoi tri here Benxhani Mvaruvari. Ne barazim 1-1 u mbyll sfida ndermjet Blekbernit dhe Midellsbrou. Sot do te luhen dy takime te tjera. Uigani pret Evertonin, ndersa Uest Hemi do te luaje ne fushen e Mancester Sitit, atje ku ne mesjave u eliminua ne Kupen e Anglise. Liverpul-Aston Vila eshte takimi i vetem qe do te luhet neser.


Premier Lige, java e 23-te
Dje
Birmingem - Celsi 0-1
Blekbern - Midellsbrou 1-1
Fulhem - Arsenal 0-3
Portsmuth - Derbi 3-1
Riding - Mancester U 0-2
Totenhem - Sanderlend 2-0
Njukasell - Bolton 0-0

Sot
Uigan - Everton 14:30
Man.Siti - Uest Hem 17:00

Neser
Liverpul - Aston Vila 21:00

Renditja
1.Mancester U 54
2.Arsenal 54
3.Celsi 50
4.Liverpul 39
5.Everton 39
6.Aston Vila 39
7.Man.Siti 39
8.Portsmuth 37
9.Blekbern 37
10.Uest Hem 32
11.Totenhem 27
12.Njukasell 27
13.Riding 22
14.Midellsbrou 22
15.Bolton 21
16.Birmingem 20
17.Uigan 20
18.Sanderlend 20
19.Fulhem 15
20.Derbi 7