07/04/10 23:40
Pas diskutimit që pati me Klodin Mandi shkon pranë Seldit dhe fillon ta pyesë për çfarë është mërzitur dhe përse po rri vetëm. Seldi i thotë se ndonjëherë dëshiron që të rrijë vetëm. Pasi Seldi i thotë se nuk është mërzitur, Mandi e pyet nëse është mërzitur me Domenikën, por Seldi e mohon dhe thotë se me Domin çdo gjë shkon mirë, pavarsisht se ndonjëherë kanë edhe zënka. Mandi i thotë që ai të mbajë qëndrimin e tij dhe të mos e lejojë Domenikën që ta trajtojë në një mënyrë të padrejtë. Më pas Mandi fillon ti tregojë Seldit për disa reagime të Domit ndaj tij në disa debate e diskutime. Ai thotë se i kishte ardhur keq që Domi i kishte thënë Mandit që të mos i ndërpriste fjalën Jetmirit gjatë disa diskutimeve që ata bënë të gjithë bashkë, kur një ditë më parë ishtë shprehur kundër Mirit. Seldi i thotë Mandit se çfarë ka kuptuar ai nga Domi dhe nga banorët e tjerë. Mandi i thotë se nga Domi ka ngëlur pak i zhgënjyer, ndërsa për të tjerët mendimi është po ai që ka pasur që në fillim. Ai thotë se te Domi nuk pëlqen mënyrën e reagimit të saj si ndaj Seldit, ashtu edhe ndaj tij. Ai thotë se te Domi ka vënë re që ajo i akumulon gjërat dhe në një moment shpërthen. Këtë gjë e ka vënë re për çështjen e Vlorës ku ai kishte thënë me shaka se ju nga Vlora kështu e keni dhe Domi i kishte thënë që të mos ia përmendte më Vlorën. Mandi thotë se këtë nuk e kishte me të keq, por ishte thjesht një batutë e rastit. Mandi e këshillon Seldin që të mundohet që ta njoh më mirë Domin duke folur për një kohë të gjatë për të nën pretekstin se ai i thotë gjërat në sy. Seldi gjatë gjithë kohës rri duke e dëgjuar dhe nuk shprehet për të dashurën e tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));