SHKUP- Shqipëria dhe Maqedonia pritet të nënshkruajnë marrëveshja bashkëpunimi policor, në kuadër të të konferencës së 9 ministrore për bashkëpunim në sferën e sigurisë kufitare në Evropën Juglindore, që po mbahet në Shkup.


Siç njoftojnë mediat shqiptare në mqedoni, me këtë marrëveshje parashikohet që dy vendet të kenë një pikë të përbashkët policore në pikën e kalimit kufitarë të Qafë- Thanës.


Marrëveshjen do të nënshkruhet nga ministrja e Punëve të Brendshme, Jankullovska dhe zëvendësministri shqiptarë i Punëve të Brendshme, Avenir Peka.