Perfaqesuesi i ri i Bashkimit Evropian dhe shef i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Maqedoni ambasadori Peter Sorensen i dorezoi sot letrat kredenciale presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Ambasadori danez Sorensen tha se mbeshtetja e madhe e qytetareve te Maqedonise per integrimin ne BE perben ndihmese per procesin integrues dhe nje vleresim per punen e tij.