mark-frroku1_0Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë sot para gjykatës për seancën e radhës. Ai ka thënë se, prokurori e përshkruan si alien, ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e vitit 1990 në Belgjikë për të cilën e akuzojnë.

Më tej ai është shprehur se akuzat që i bëjnë janë "tendencioze, brutale dhe politike", ndërsa ka theksuar se bashkë me familjen e tij ka punuar me ndershmëri.

Ish-deputeti ka hequr dorë nga gjykimi shkurtuar pasi avokati i tij Tonin Prendi kërkoi të hidheshin poshtë një sërë aktesh të dosjes së paraqitur për gjykim nga Prokuroria, si për shembull një akt-ekspertimi kontabël të pasurisë së ish-deputetit.

Mark Frroku është arrestuar prej më shumë se një viti.

Dosja e tij për ngjarjen në Belgjikë doli në publik pas përfshirjes së Frrokut në të ashtuquajturën dosja "Doshi".