markThemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, është kërcënuar nga militantët e Shtetit Islamik ISIS. Pas kësaj, ai ka shtuar sigurinë duke vënë 16 persona për të mbrojtur shtëpinë e tij në Kaliforni.

Megjithatë, ky kërcënim nuk e ka ndaluar Markun që të dalë për vrap në Berlin. Ai është fotografuar teksa vraponte i shoqëruar nga pesë persona të tjerë. Marku kishte veshur një bluze gri dhe mbante në dorë një iPhone. Dalja e tij në publik erdhi një ditë pas kërcënimit nga ISIS. Kjo e fundit ka publikuar foton e Markut me vrima plumbash në fytyrë dhe të përfshirë nga flakët.

Facebook është një rrjet social mjaft aktiv në luftën kundër korrupsionit dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e këtij kërcënimi.

z

- See more at: http://www.jetaoshqef.al/index.php/argetim/kuriozitete/item/2354-mark-zuckerberg-kercenohet-nga-isis-vendos-16-roje-ne-shtepi#sthash.61gKC4jc.dpuf