Ekskluzive nga Arben Shemili

Te merkuren u zhvilluan ndeshjet e treta te Champions League. Vemendja e te gjithe shqipetareve ishte ajo e grupit A, ne ndeshjen Marseje-Porto, ku kapiteni i Marsejes eshte lojtari i kombetares tone Lorik Cana. Ai ju pergjigj telefonates tone per te na dhene nje interviste.
- Lorik urime per rezultatin pozitiv!
Ju faleminderit!
- C'mund te na thoni rreth emocioneve te ndeshjes?
Po, ishte nje ndeshje me shume emocione, ndryshe nga ajo e Liverpulit. Neqoftese ne Anfield kishim presionin e stadiumit qe eshte nje legjende e futbollit evropian, ne Velodrom kishim emocionet e te luajturit perballe tifozerise tone te zjarrte. Nuk mund t'jua shpjegoj c'fare emocioni ndjejme kur luajme ne shtepine tone. Ata kerkojne gjithmone maksimumin gjithmone nga ne.
- Si i keni maredheniet me tifozerine, meqenese kohet e fundit mbas paraqitjeve jo te mira ne kampionat, stadiumi nuk ka qene i mbushur plot si zakonisht?
Maredheniet tona jane shume te mira, ata na mbeshtesin fort, kjo u pa qarte edhe ne ndeshje. Eshte shume e rendesishme kjo gje per ne sepse ne jemi mesuar te luajme ne Velodrom me mbeshtetjen e tyre gjate gjithe kohes. Tifozeria e Marsejes eshte me e vecanta ne France.
- Lorik hyte ne fushe me synimin per ta fituar ndeshjen apo e menduat dhe barazimin?
Sigurisht qe per ta fituar, por duhet te jemi rrealist se Porto eshte nje ekip shume i veshtire per tu mundur. Kishim porosi edhe nga trajneri yne Gerets qe nuk duhet te pesojme gol ne minutat e para te ndeshjes dhe duhej te tregoheshim shume te kujdesshem. Ne jemi kryesuesit e grupit dhe duhet ta mbajme kete pozicion me c'do kusht. Barazimi edhe pse ne shtepine tone, nuk eshte rezultat i keq, megjithese mbasi e pame DVD-n e ndeshjes, dukej qarte qe portieri yne nuk e kishte prekur fare sulmuesin e tyre. Do te synojme te pakten edhe nje barazim ne Oporto dhe pastaj i forcojme shume pozitat.
- Kur ju rikthehet Nasri, pasi ai eshte nje lojtar i rendesishem per ju?
Po e vertete ne kemi nevoje per te pasi eshte nje lojtar qe di ta mbaje dhe qarkulloje mire topin. Ai do te jete i gatshem per te djelen ne takimin qe kemi me Soshon, pas nje semundje te rende qe e detyroi te qendronte per kater dite ne spital dhe qe e dobesoi shume trupin e tij. Tani per fat te mire eshte sheruar plotesisht dhe eshte bashkuar me ekipin.
- Si ndjeheni fizikisht mbas gjithe ketyre ndeshjeve te rendesishme?
Une jam mire fizikisht por me thene te drejten jemi lodhur ca. Trajneri do te beje ca ndryshime ne formacion per ti dhene freski skuadres. Kemi per te luajtur 7 ndeshje per 20 dite. Na takon te luajme nje ndeshje ne c'do tre dite. Kemi shume udhetime, qe edhe ato ndikojne ne lodhjen tone.
- Riktheheni ne Shqiperi per ndeshjen me Bjellorusine, si e prisni?
Me ne fund mbaroi dhe denimi qe me la jashte kombetares per dy ndeshje me rradhe. Ishte shume e veshtire ti ndiqja shoket e mij nga ekrani i televizorit. Mezi pres te luaj perkrah tyre. Mendoj qe duhet ta fitojme kete ndeshje patjeter, pse jo edhe ate me Rumanine, pasi ata e kane siguruar kualifikimin dhe nuk kane ndonje motiv te forte, keshtu qe mund ta mbyllim ne nje pozicion te mire klasifikimin.
- Ju urojme suksese dhe faleminderit.
Faleminderit juve.