Ky është Marsel Qeleshi, personi i cili qëlloi me gurë autobusin e kombëtares serbe në futbollit.

18-vjecari është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës duke respektuar vendimin e gjykatës, e cila caktoi masën e detyrimit për t'u paraqitur një herë në javë në këtë institucion.

Kur e pyet se perse qëlloi mbi autobusin, ai të përgjigjet me nje pyetje.

Ai thotë për Tv Klan se planin për të qëlluar mbi autobsuin e kombëtares serbe kishte kohë që e planifikonte.

Ndërsa shton se nëse do rikthehej pas, do bënte të njëjtën gjë.

Me vendim të gjykatës së Tiranës, 18- vjeçari jetim nuk duhet t'i afrohet shtëpisë së fëmijës Zyber Hallulli pasi akuzohet se dhunonte fëmijët dhe përsonelin.

Por ai thotë se kjo ndodh për shkak të skandaleve që ai zbuloi atje.

Marsel Qeleshi ka qenë i dënuar edhe më herët për vjedhje të kryer në bashkëpunim./Tv Klan