marsel-qeleshi1-800x477Marsel Qeleshi i njohur nga publiku shqiptar për goditjen me gurë të autobusit të Kombëtares Serbe të futbollit, nuk do të përfundojë në burg. "Mapo.al" mësoi se mbyllja e gjyqit ndaj tij dhe dënimi alternativ që mund t'i jepet janë mundësuar falë deputetit Tom Doshi.

Këtë gjë e ka bërë publike vetë Marseli nëpërmjet një statusi në profilin e tij social në Facebook, nga ku e falenderon deputetin Doshi për xhestin bamirës, por dhe i lutet Zotit, "që ta ruaj Tomën kudo që ai hedh hapin"!

"Zoti qoftë me ty kudo që të jesh, miku im",- e përfundon statusin e tij Marseli për deputetin Doshi, në një kohë që për politikanët e tjerë kë një tjetër urim "origjinal": "Falenderoi Tom Doshin qe me mbylli dosjen se per Politikan tjert ja u kom q... r...!",- vlerëson Marsel Qeleshi, raporton "Mapo.al".

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq dosjen penale ndaj Marsel Qeleshit, 18 vjeçarit që qëlloi me gur autobusion e kombëtares serbe të futbollit.

Sipas Prokurorisë, Qeleshi përfundoi në gjyq vetëm për akuzën e "prishjes së qetësisë publike".

Më 8 tetor 2015, në hyrje të kryeqytetit, Marsel Qeleshi, qëlloi me gur autobusin duke shkaktuar kështu një incident për kombëtaren serbe të futbollit. Vetëm pak orë më pas i riu është arrestuar, por u lirua nga gjykata për t'u hetuar në gjendje të lirë./Mapo.al/