Deklarata

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, e ka vlerësuar maksimalisht fitoren që të besuarit e tij morën përballë Skënderbeut. Sipas drejtuesit të stolit shkodran, tri pikët e djeshme e ndihmojnë skuadrën të kërkojë me më tepër qetësi ecurinë pozitive, pa harruar se Kupa e Shqipërisë është objektivi kryesor në këtë sezon. “Arritëm një fitore të vuajtur. Nuk është e lehtë të marrësh tri pikët kur pëson dy gola, mbi të gjitha sepse skuadra nuk ka qenë e qetë, pavarësisht fitores së mëparshme me Tiranën”, tha Martini për “SuperSport”. “Skënderbeun e njihnim prej takimit në Kupë? Ndoshta i kishim nënvlerësuar paksa në takimin e parë çerekfinal, por objektivi ynë mbetet Kupa e Shqipërisë dhe duhet të jemi maksimalisht të përqendruar. Sa i takon klasifikimit në kampionat, mendoj se Vllaznia ndodhet aty rastësisht”.






#