Bukuroshja Tamara Ecclestone i ka thënë “Po” të fejuarit Jay Rutland.


Babai i saj, Bernie Ecclestone, bosi i “Formula 1″, ka shpenzuar rreth 650 mijë dollarë  për t`i rehatuar të ftuarit e dasmës në Grand Hotel në St-Jean-Cap-Ferrat të Francës.


Burimet kanë thënë se ai ka shpenzuar 3.5 milionë dollarë tjera për dasmën e sw  bijws përfshirë këtu muzikën, shpërthimi i fishekzjarrëve dhe një koncert të Elton John.


Lionel Richie, Calvin Harris dhe Mark Ronson gjithashtu kanë performuar në martesën e bijës së Bernie-t.


“Muzika është dëgjuar shumë milje larg”, ka thënë Sylvie Anderson.


Në mesin e të ftuarve në këtë martesë ishin aktori, Jason Statham, Paris Hilton, Sean Connery dhe princesha Beatrice.


Tamara dhe Jay janë njohur në Janar dhe janë fejuar në muajin Shkurt. Ata të Premten e kaluar janë shfaqur në zyrën për regjistrim në Londër.