• TIRANE – Masakrohet me leva shoferi i linjës së furgonave Fushë Krujë-Nikël. Ngjarja dyshohet se ka pasur si shkak aktivitetin e viktimës, i cili jepte para me interes tek persona të tretë.Vaid Xhixha (Mesi) 45 vjeç, banues në fshatin Nikël të Krujës, është gjetur i vdekur në një rrugë pranë fshatit Çekrezë. Disa banorë të zonës kufitare të Tiranës me rrethin e Krujës kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke gjetur viktimën e krimit brenda në makinë. Shoferi dyshohet se është tërhequr në këtë zonë me anë të ndonjë mashtrimi nga autorët e ngjarjes, ose është marrë me forcë në formë pengu nga të paktën dy persona, të cilët më pas e kanë masakruar. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, hetuesit kanë parë se viktima është qëlluar me leva dhe sende të tjera të forta në kokë dhe trup.             d.b