Materialet zgjedhore do ti nenshtrohen perpunimit shkencor dhe sistemit te tyre ne ambientet e Arkivit se Shtetit. Puna per kete ka filluar. Materialet zgjedhore ruhen ne godinen e re te Arkivit te Shtetit nje kat poshte sallave te leximit. Brenda qeseve te bardha apo dosareve me etiketat e KQZ-se ndodhen materialet e zgjedhjeve te 2005-s dhe 2007-s. Me nje urdher te KQZ-se materialet e para zgjedhore mberriten ne Arkiv ne vitin 2006 per shkak te problemeve qe kishte KQZ per ti arkivuar.


Kodi Zgjedhor i ndryshuar ne vitin 2008 e shnderroi kete praktike ne nje detyrim ligjor. Por nga pikepamja arkivore materialet zgjedhore nuk kane rendesi historike kombetare. Ato nuk mund te ruhen perjete. Afati do te percaktohet nga eksperte arkivore qe te gjykohen per sa kohe ne do ti ruajme. Por sado qe ti ruajme materialet nuk jane te kycura ne kuptimin e asaj qe opinioni publik frikesohet. Komisionet hetimore te Kuvendit prokuroria apo gjykatat mund ti hetojne - deklaroi znj. Nevila Nika.
Nje dite pra edhe keto materiale zgjedhore do te asgjesohen dhe do te zevendesohen me materialet e zgjedhjeve te tjera e keshtu me radhe.