Provimet
Publikohen rezultatet e Sporteve Arteve dhe Arkitektures

Kane mbetur vetem kater dite nga shpallja perfundimtare e fituesve ne universitete qe konkurruan ne maturen shteterore.


Mbyllen konkurset e pranimit ne Universitetin e Sporteve ne Akademine e Arteve te Bukura dhe ne degen e Arkitektures. Fill pas perfundimit te testeve qe jane kushti paresor per pranimin ne keto institucione jane shpallur listat perkatese me kandidatet fitues ne varesi te deges qe kane perzgjedhur.


Java e pare e muajit shtator ka qene ne dispozicion te nxenesve te cilet deshirojne te ndjekin arsimin e larte ne Universitetin e Sporteve ne Akademine e Arteve te Bukura apo per Arkitekture. Ndryshe nga maturantet qe kane perzgjedhur si preference te pare gazetarine fiziken mjekesine apo drejtesine kjo kategori maturantesh ka qene e perjashtuar per te zhvilluar provimet me zgjedhje por e detyruar per tu testuar ne njeren prej ketyre degeve ne varesi te preferences apo talentit te tyre.


Nderkohe maturantet qe presin te mesojne nese jane ose jo fitues ne njeren prej 10 degeve te tyre te preferuara rezultatet pritet te publikohen me 15 shtator. Ne kete date do te behet shpallja e rezultateve per fazen e pare te fituesve. Gjate kesaj faze do te behet shpallja paraprake e fituesve pas kesaj do te nise regjistrimi dhe ne perputhje me fazen e dyte do te behen cregjistrimet. Sipas Agjencise se Pranimit te Rezultateve ne Institucionet e Arsimit te Larte postimi i fituesve ne fazat e tjera do te behet nga poshte-lart.