mavrajiAutori i golit të parë, që ktheu edhe gjithë ndeshjen Mërgim Mavraj thotë se ndoshta duhej që të luanim më fort që në fillim.

Aktualisht Mavraj është ndër lojtarët që ka shënuar më shumë gola në këto eleminatore dhe ai me shaka thotë që "ndoshta duhet të luajmë në sulm"

"Unë nuk besoj në hajmali, por besoj në Zot që më dha forcë.

Nga fillimi ishim në vështirësi dhe më pas filluam të merrnim veten.

Duhej që të luanim më fortë që në fillim të pjesës së parë.

Ndoshta tranjeri në ndeshjen e ardhshme do të më fusë që të luaj në sulm.

Shyqyr prej Zotit që e ktheva ndeshjen.

Ishte një ndër ndeshjet më të mëdha por unë sdua të flas për paraqitjen time.

Nuk dallohet asnjë lojtar, por e gjithë skuadra", tha Mavraj.