Pas skandalit të ndryshimit të itenerarit të avionit të "Albania Airlines" që kishte destinacion Italinë për ka përfunduar në Bratisllav për të gjithë këtë flet drejtori i aviacionit civil Ervin Mazniku. Sipas tij do të nisen hetime për incidentin me avionin i cili u nis për në Bolonja por përfundoi në Bratislav.
Ai shpjegon edhe për masat që do të mund të merren për kompaninë e fluturimeve si dhe bisedat që ka bërë me përfaqësues të aviacionit civil sllovak.
Por Mazniku nuk përjashton as mundësinë e dëmshpërblimit të pasagjerëve të cilët ndheshin në avion por kjo i përket kompanisë e cila ka një kontrat me pasagjerë në momentin që ata marrin në dorë biletën.