Fier - Mungesa e aktivitetit fizik por edhe cilësia e ushqimit, ka rritur frikshëm obezitetin, tek të gjitha grupmoshat, ku fëmijët janë më të ndjeshmit. Për qytetarët e Fierit, fenomeni është pasojë i kequshqyerjes dhe hormoneve në fruta-perime, mish e bulmete.


Por si po ushqehemi ne sot? Për dietologët, mbipesha po rritet nga varfërimi i stilit të jetesës, sasisë së lartë të ngrënies dhe vakteve jo të rregullta. Ajo shton se gjendja ekonomike nuk justifikon neglizhencën e aktivitetetit fizik.


Zv.Ministri i Sporteve, Rauf Dimraj, pranoi se mungesa e aktivitetit sportiv, duke filluar nga shkollat, është fajtor për mbipeshën, që rëndom po e vërejmë tek grupmoshat e vogla.


Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, në rang kombëtar, rreth 21.6 për qind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 7.7 për qind e tyre janë obezë.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter