Komiteti për Planifikimin e Strategjive u mblodh dje nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha për të diskutuar mbi financimet e Komisionit Evropian për Shqipërinë, në kuadrin e  marrëveshjes së Para-Aderimit (IPA) për vitin 2010. Në fillim të mbledhjes, Kryeministri Berisha vuri në dukje se “asistenca e programit në kuadrin e kësaj marrëveshje për Shqipërinë, në periudhën 3-vjeçare (2009-2011) është rreth 269.4 milionë euro, ndërsa vetëm për vitin 2010 është 93 milionë euro. Nga kjo shumë 82.7 milionë euro janë për asistencën e forcimit institucional dhe 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ndërkufitar”, u shpreh Kryeministri Berisha.