Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu të pandehur do të jenë edhe 3 ish-zyrtarët e lartë të policisë së Vlorës Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.


Tahiri do të paraqitet ditën e nesërme në orën 13:00 për t’u njohur me akuzat e ngritura nga Prokuroria.


Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj.


Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin Saimir dhe bizhuteri gruas së tij.


Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.


Gazeta Shqip