Tirane- Prokuroria e Tiranes ka deshtuar me hetimet ne ngarkim te biznesmenin Damir Fazllic. Per muaj me radhe organi i akuzes u perpoq qe te gjente prova kunder biznesmenit boshnjako-britanik, por dje ka vendosur qe t'i pezulloje ato, per mungese te provave. Dje ishte edhe afati i fundit te hetimeve, ne ngarkim te biznesmenit. Prokuroria e Tiranes ishte ne pritje te dy leter-porosive te derguara ne Qipro dhe Bosnje, per te cilat eshte kerkuar dijeni mbi llogarite bankare te ketyre vendeve, te cilat jane perdorur nga kompanite e biznesmenit Fazllic ne transferta te ndryshme parash, nga njeri shtet ne tjetrin dhe ne Shqiperi. Por per me shume se dy muaj me radhe, keto leter-porosi nuk kane mberritur asnjehere ne vendin tone, duke sjelle edhe ne deshtimin e plote te hetimeve te akuzes, e cila deri me sot nuk kishte asnje prove kunder tij. Prokuroria e Tiranes, nisi hetimet ne ngarkim te Damir Fazllic, nen akuzen e "pastrimit te produkteve te vepres penale" me 8 tetor te vitit te kaluar. Dite ne te cilen Fazllic, kishte mberritur ne vendin tone per te dhene nje interviste. Organi i akuzes i cili ishte vene ne dijeni te mberritjes se tij, regjistroi dosjen, duke i derguar me pas nje shkrese Komisariatit te Rinasit, ne te cilen i kerkonte te ftonte Damir Fazllic, qe te jepte deklarime. Kjo ftese mberriti me vonese, ndersa akuza ka urdheruar shoqerimin e tij, urdher ky i cili nuk u zbatua asnjehere, pasi 34-vjecari sapo kishte nisur fluturimin e tij me avionin carter. Pas 4 muajsh hetime intensive, biznesmeni per dy dite me radhe dha shpjegimet e tij ne prokurori, duke iu bere te ditur dy prokuroreve te ceshtjes, se veprimtaria e tij ishte e ligjshme, dhe kishte zbatuar vetem ligjet. Hetimet ne ngarkim te 34-vjecarit, nisen pas shitjes se kompanise "Croun Acquisitions". Kompani kjo e cila u shit me vleren 1.7 milione euro per llogari te kompanise "Altaria research limited", me seli ne Qipro, per te cilen prokuroria nisi hetimet me vendim gjykate, vendim ky i marre me daten 9 korrik te vitit te kaluar. Shitja e kompanise eshte pranuar nga gjyqtarja Manjola Doga, me vendimin me nr. 34011/2.