Makina Olldashi1Janë mbyllur homazhet për deputetin e ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën dje në një aksident automobilistik. Homazhet për Olldashin u zhvilluan ambientet e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfunduan në orën 14:00. Miq, të afërt dhe politikanët kryesorët vendit kanë bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Olldashit. Presidenti Nishani dhe ambasadori amerikan Arvizu kanë mbyllur këto homazhe. Më pas kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një fjalë në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë. Arkivoli me trupin e pajetë të Olldashit është nisur drejt varrezave të Sharrës. Olldashi ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor në segmentin Tiranë-Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës.