Parlamenti i Kirgizisë e ka caktuar datën e mbylljes së Qendrës Tranzitore të NATO-s në Aeroportin ndërkombëtar në Manas, afër kryeqytetit Bishkek.


Ligjvënësit kanë votuar sot për përfundimin e marrëveshjes ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kirgizisë, për këtë bazë, më 12 Korrik 2014.


Kjo qendër është bazë tranzitore për trupa dhe furnizime dhe në të ndodhen afro 1 mijë ushtarë amerikanë dhe disa aeroplanë-tankerë të forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara.


Kjo bazë shërben si tranzit për ushtarët e NATO-s dhe ata amerikanë për në Afganistan./Indeksonline/