shqipGazeta Shqip nuk do të dalë më në treg çdo ditë sikundër ka qenë deri më tani.


Drejtuesit e saj kanë vendosur ta mbyllin versionin e përditshëm në print, me përjashtim të fundjavës, kur do të ketë një numër, raporton Lapsi.al.


Ndërkohë gazeta do të funksionojë përditë vetëm në versionin e saj online.


Ky vendim vjen pas rënies së lexuesve dhe rrjedhimisht uljes së tirazhit të gazetës, ndërsa kostot ishin të larta.


Numri i parë i Shqip ka dalë në vitin 2006. Kjo gazetë është pjesë e grupit mediatik Top Media, në pronësi të Vjollca Hoxhës.