Shtetet e Bashkuara kane deklaruar mbylljen e aplikimeve te lotarise se vizave DV-2009. Per rreth dy muaj, aplikante nga vende te ndryshme te botes, perfshi Shqiperine, kane plotesuar kerkesat e tyre ne rruge elektronike, per te fituar nje vize punesimi ne SHBA. Aplikimet per lotarine e vizave amerikane u hapen me 3 tetor dhe u mbyllen me 2 dhjetor. Pas mbylljes se fazes se aplikimeve, per miliona kerkuesit do te kete nje perzgjedhje rastesore nga Qendra Konsullore ne Kentaki. Me tej, si faze e dyte, fituesit do te duhet te paraqiten per intervistat e marrjes se vizes ne zyrat konsullore te SHBA ne shtetet perkatese. Per lotarine e vizave te vitit 2008, aplikimet per te cilen u zhvilluan ne periudhen tetor-dhjetor 2006, kane rezultuar 2.862 fitues nga Shqiperia. Ne total, cdo vit Shtetet e Bashkuara percaktojne nje kuote prej rreth 50 mije vizash punesimi, ndersa aplikantet e perzgjedhur ne fazen e pare ishin rreth 96 mije. Nga e gjithe bota ishin paraqitur ne lotari mbi 6.4 milione aplikime. Sipas Departamentit te Shtetit, fituesit e DV-2008 duhet te perfundojne procedurat e vizave dhe te mberrijne ne Shtetet e Bashkuara brenda 30 shtatorit 2008. Gjate intervistave per marrjen e vizes amerikane, aplikantet duhet te paraqesin ne zyrat konsullore te dhena per nivelin dhe llojin e arsimimit, si dhe eksperiencen ne pune. Ndersa aplikuesit, te cilet jetojne ne Shtetet e Bashkuara, duhet te kontaktojne Zyrat e Sherbimit te Imigracionit dhe Nenshtetesise per informacione te metejshme mbi kerkesat dhe procedurat.