Pezullimi i fluturimeve nga “Belle Air” është vetëm rasti i fundit në historinë e aviacionit civil të Shqipërisë, ku mijëra qytetarë që kanë rezervuar udhëtimet lihen në rrugë.



Në vitin 2006, një situatë e ngjashme ndodhi me kompaninë e parë të fluturimeve me kosto të ulët në Shqipëri, e quajtur “Albatros”. Në atë kohë kompanisë iu hoq liçenca nga Drejtoria e Aviacionit Civil, nën argumentin se kishte detyrime të pashlyera ndaj shtetit. Por çështja doli se kishte dhe ngjyrime të forta politike. Top Channel transmetoi një bisedë telefonike, ku Gazmend Dibra, atëherë drejtor i DAC, i bënte presion të hapur drejtuesve të “Albatros”, të Falimenti i `Belle Air`Haxhinasto: Falimenti i 'Belle Air', i papritur
Falimenti i 'Belle Air', kaos në Rinas    

cilët ishin të afërm të ish-presidentit Moisiu, për të ndikuar në shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Pezullimi që pasoi këtë ngjarje la për disa ditë me mijëra pasagjerë shqiptarë në aeroportet e Europës. Ironikisht, autoritetet vendosën ta zgjidhnin ngërçin duke ia transferuar fluturimet e kësaj kompanie grupit “Belle Air”, një kompani që atëherë sapo kishte dalë në treg. Pas “Albatros”, rasti i radhës do të ishte ai i kompanisë “Albanian Airlines”, edhe kjo e pezulluar nga autoriteti i Aviacionit Civil në nëntor të vitit 2011. Mbi 3 mijë pasagjerë për disa ditë u endën në aeroportet e Europës. Edhe në këtë rast kompania akuzoi autoritetet për mbyllje të padrejtë, që sipas saj favorizonte “Belle Air”, e cila vazhdonte të rriste tregun, teksa konkurrentët eleminoheshin njëri pas tjetrit. Prej disa vitesh “Belle Air” është dominuesi absolut i fluturimeve në Shqipëri. Vitin e kaluar kompania realizoi një xhiro prej rreth 110 milionë eurosh. Por vetëm një ditë më parë ajo pezulloi të gjitha fluturimet duke lënë në ankth mbi 50 mijë udhëtarë, të cilët kanë rezervuar udhëtimet deri në fund të marsit, nga të cilët 4 mijë janë vetëm për tre ditët e ardhshme. / Top Channel