Porti i Vlores


Shtatë persona shqiptarë kanë mundur që të shpëtojnë, ndërsa skafi i tyre është mbytur.


Sipas burimeve të policisë, skafi ishte nisur nga Orikumi i Vlorës dhe është mbytur në Karaburun.


Skafi 9 metra i gjatë me 7 turistët shqiptarë ka pësuar avari dhe ka mbetur në mes të detit.


Menjëherë turistët kanë lajmëruar kapitenerinë, e cila së bashku me Guardia di Finanza kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur të shpëtojnë të 7 turistët.