TIRANE- Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona McIlwham një ditë para mbylljes së fushatës elektorale ka bërë thirrje për një proces zgjedhor sa më pozitiv dhe transparent.


Në një mesazh për drejtuesit e policisë, komisionerët dhe faktorin politik në Shqipëri, Mcllwham shprehet se zgjedhjet janë jetike për proceset integruese të Shqipërisë, ndërsa ka bërë thirrje për bashkëpunim.


Sipas saj, këto zgjedhje janë një mundësi për Shqipërinë, si një forcë europiane demokratike.


Unë besoj se Shqipëria dhe shqiptarët do ta shfrytëzojnë këtë mundësi- shkruan Mcllwham.