Refuzimi i strategjise per privatizimin e PTK-se do te jete preteksti i doreheqjes se kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci. Keshtu kane raportuar mediat kosovare ndersa citojne burime brenda Qeverise. Deputetet kane deklaruar paraprakisht voten kunder strategjise se paraqitur nga Qeveria e cila ndodhet ne rendin e dites te mbledhjes se sotme te Kuvendit te Kosoves pas se ciles pritet edhe doreheqja e Kryeministrit Thaci.






Doreheqja e tij do te conte vendin ne zgjedhje te jashtezakonshme te
cilat do te duhej te mbaheshin brenda 45 diteve. Te njejtat burime te
cituara nga agjencia e lajmeve kosovare Koha net thone se kryeministri
ndodhej qe ne oret e para te mengjesit ne mbledhje me ambasadoret e
Quintit ne ambientet e Qeverise.



Presidenti i Kosoves dite me pare po ashtu dha doreheqje per shkak te
shkeljes se dispozitave te Kushtetutes se Kosoves qe ka aktualizuar
ceshtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Ne intervisten e pare pas largimit
nga detyra te dhene per BBC-ne Sejdiu ka thene se ka qene Gjykata
Kushtetuese e Kosoves ne nje proces qe ai e ka cilesuar si te
cuditshem e cila ia ka pamundesuar ushtrimin e detyres se presidentit.



Sejdiu ka shtuar se nuk ka pasur zgjidhje tjeter dhe doreheqja e tij do
ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme te cilat nuk mund te
organizohen ne nje afat te shkurter si pretendojne disa grupime politike
ne Kosove. Presidenti i ri pritet te zgjidhet me mandat te plote.



Juli Prifti