Kreu i Partisë Republikane ka kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor shqiptar, gjatë një takimi me përfaqësuesit e asamblesë rajonale të PR-së, dega Vlorë.

Mediu u shpreh, se Kodi Zgjedhor duhet të përfaqësojë sa më drejtë interesat e elektoratit dhe që të arrijë këtë qëllim, ai duhet të pësojë ndryshime.

Numri një i PR-së, ka kërkuar vëmendjen e drejtuesëve lokalë në zgjedhjet e pushtetit vendor që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, duke i konsideruar ato të rëndësishme për subjektin e tij politik.

Për Mediun, puna e deritanishme ka qënë si rezultat i këmbënguljes, reformave që kanë sjellë në vend, sipas tij standartet e duhura.