10/03/2005  Ish-kryetari i Komisionit të Integrimit, Fatmir Mediu, ka replikuar ashpër me Kryeministrin Fatos Nano, pas përfundimit të interpelancës për integrimin. Shkak për këtë është bërë fakti se Nano ka kritikuar vizitat e Mediut jashtë shtetit. Ndërsa në lidhje me deklaratat e Nanos për integrimin, Mediu, tha se "gënjejnë për procesin e integrimit, por më e keqja është se gënjeshtrat e tij i beson edhe vetë ai. Shqipëria, në bazë të raporteve ndërkombëtare, ka bërë hapa prapa, në lidhje me proceset integruese. Me Nanon nuk shkojmë asgjëkundi. Nuk na çon ai në Evropë", tha dje Mediu. Ndërkohë, gjatë seancës, ai ka shprehur shqetësimin për mungesën e reformave, duke u shprehur se organizmat ndërkombëtare e kanë vënë shpesh Shqipërinë në qendër të vëmendjes.