Në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG), në Beograd që pritet të mbahet të shtunën, nuk do të shkojë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Puhie Demaku
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline vet deputetja e VV-së, Puhie Demaku.
“Nuk është e vërtetë që do të jem pjesë e delegacionit që do të shkojë në Beograd”, ka thënë Demaku për Indeksonline.
Megjithatë, një delegacion kosovar më përbërje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës do të udhëtojë drejt Serbisë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku do të diskutohet se si kuvendet mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse./Indeksonline/