Sekretari për Marrëdhënie me jashtë i AKR’së, Gëzim Mehmeti, po qëndron si mysafirë i partisë VVD për një vizitë disa ditëshe në Holandë.

Gjatë kësaj vizite, Mehmeti është takuar me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Pieter van de Stadt.

“Gjatë takimeve është biseduar rreth të arriturave të Kosovës, përmbushjen e standardeve dhe kritereve rreth integrimeve europiane, bashkëpunimin ndërmjet Holandës dhe Kosovës si dhe të dy partive liberal demokratike”, thuhet në një deklaratë të Gëzim Mehmetit, të lëshuar për mediat të dielën.