Në media bëri bujë lajmi se Mel Gibson do të divorcohej për të bërë publike lidhjen me modelen dhe këngëtaren ruse Oksana Grigorieva. Pak kohë pas kësaj, çifti bëri të ditur se priste një fëmijë. Tani bëhet e ditur se vetëm pesë muaj pas lindjes së vajzës Gibson dhe Grigorieva dalin me një deklaratë për shtyp: këtë herë megjithatë flitet për ndarjen e tyre. Historia e tyre e zjarrtë u shua për pak muaj dhe çifti shprehet se kanë mbetur vetëm miq. Martesa e Mel me bashkëshorten Robi konsiderohej si një nga më të suksesshmet e Hollivudit. Pas 30 vjetësh dhe lindjes së 7 fëmijëve, bashkëshortja e tij depozitoi kërkesën për divorc për “mospërputhje karakteresh”. Në realitet, ashtu siç tregoi më vonë Gibson, ishin ndarë që në vitin 2006, por kishin rënë dakord ta mbanin të fshehtë për të tjerët. Kjo gjendje pasoi me lidhjen e Mel me Briti Spirsin ruse, që përfundoi më shpejt se ç’mendohej.



16 Prill 2010