Aktori dhe fituesi i çmimit Oskar, Mel Gibson është duke u hetuar nga autoritetet australiane nën akuzën abuzim fizik dhe verbal ndaj fotografes të “News Corp Austrialia”, Kristi Miller.




Mel Gibson e ka gjetur veten në qendër të akuzave pasi që fotografja pretendonte se është përplasur me Gibson të dielën në një kinema në Sydney, derisa Gibson është duke e mohuar këtë, transmeton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


Policia është duke hetuar në kinemanë e Palace Verona ku edhe pretendohet të ketë ndodhur ngjarja.




Sipas tabloidit News Corp Daily Telegraph, për të cilin Miller edhe punonte, thuhet që Gibson gjoja e shtyu atë nga mbrapa dhe e pështyu pasi që ajo i kishte marrë një fotografi të aktorit me të dashurën e tij 24- vjeçare, Rosalind Ross.




Publicisti amerikan Gibson dhe Alan Nierob i agjencisë Rogers dhe Cowan hodhën poshtë pretendimet e Miller duke i quajtur ato si gënjeshtra, raporton Tepegraph. /Indeksonline/