Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Memli Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përshëndetur sukseset e sportit kosovar, ku mbrëmë u pranua me të drejta të plota Federata e Boksit në Federatën Ndërkombëtare, ndërsa sot, xhudistja Nora Gjakova, u shpall Kampione e Evropës për grupmoshat nën 23 vjeç.




Postimi i ministrit Memli Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook:

“Lajmet e mira per sportin e Kosoves nuk kane te ndalur! Pas pranimit te mbremshem te Federates se Boksit te Kosoves si anetare me te drejta te plota ne Federaten Nderkombetare te Boksit, sot Kosoves iu shtua edhe nje sukses sportiv nderkombetar.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Jam shume i lumtur per suksesin e sotem te xhudistes sone te shkelqyeshme, Nora Gjakova. Ajo fitoi medaljen e arte dhe u shpall Kampione Evropiane per grupmoshat nen 23 vjec, ne kategorine -57 kg. Jam i sigurt se Nora, bashke me Majlinden dhe me sportiste te tjere do te na bejne krenar ne Lojerat Olimpike Rio 2016.”