Deklarata
Perfaqesuesi nenvijezon se mesfushori kuqezi nuk do te largohet nga gjigantet turq

Lorik Cana eshte i lumtur te Gallatasarai dhe as qe nuk e mendon largimin nga kjo skuader. Me afrimin e merkatos se janarit dicka e tille konfirmohet nga menaxheri turk i mesfushorit kuqezi Ceilan Caliskan. Pas momenteve te veshtira qe 27-vjecari perjetoi te skuadra e mirenjohur e Superliges kur ne krye te stolit qendronte tekniku holandez Frenk Rajkard tashme duket se gjithcka po shkon me se miri per shqiptarin. Prej emerimit te trajnerit rumun George Haxhi statusi i Canes brenda skuadres ka ndryshuar. Lojtari i Kombetares shqiptare cilesohet si titullar i pazevendesueshem ndersa pervec lojes se forte ne mesfushe ai ka marre edhe vleresime maksimale per shpirtin e sakrifices qe ka treguar. Perfaqesuesi i Canes Caliskan ka folur per ndryshimet pozitive qe kane ndodhur ne klubin nga Stambolli. Loriku eshte shume i lumtur te Gallatasarai konfirmoi menaxheri. Marredheniet e tij me trajnerin Haxhi jane mjaft korrekte dhe nuk ekziston asnje problem. Spekulimet per te ardhmen e tij larg Turqise Nuk ka asgje te vertete ne ato qe jane perfolur rreth nje largimi te mundshem te Canes. Keto zera jane shfaqur kur ne krye te stolit ishte trajneri Rajkard por as atehere e as tani ato nuk mund te merren si te mireqena. Pra ai eshte shume i lumtur qe ndodhet ketu te Gallatasarai dhe qe luan me nje klub me emer te madh.


Shkaterruesi kuqezi eshte transferuar te Gallatasarai gjate veres qe kaloi kur ne menyre surprize vendosi te largohej nga Sanderlendi ne Premier League-n angleze. Gjithsesi atij i kane mjaftuar vetem pak muaj qe ti cudise te gjithe me deshiren per te qene gjithmone ne sherbim te skuadres. Rasti me i fundit ishte rikuperimi rekord ne ligamentet e kaviljes edhe pse stafi mjekesor parashikonte te pakten tri jave pushim Cana u paraqit ne stervitje vetem pas dhjete diteve ndersa gjate fundjaves qe kaloi luajti 80 minuta ne fitoren 0-3 ne fushen e Kasimpasas. Shqiptari pritet qe neser te jete normalisht ne fushen e lojes per ndeshjen ku Gallatasarai do te prese ne shtepi Genclerbirligine. Kjo sfide duhej te ishte nje derbi shqiptaresh por te Genclerbirligia mungon Debatik Curri qe vazhdon rehabilitimin pas operacionit ne gju ndersa sulmuesi shkodran Bekim Bala nuk aktivizohet.